Princi i Wales dhe Dukesha e Cornwall kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në Aeroport është organizuar një pritje ceremoniale dhe aty për ta pritur Princin kanë dalë presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connell.
Klan Kosova raporton për masa të larta të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Princi i Wales, ka qenë në Kosovë në vitin 1999 kur edhe siç raportonte AP, ai kishte anuluar edhe një ecje me këmbë nëpër Prishtinë.
Princi Charles dhe Dukesha Camille do të kenë një agjendë të ngjeshur gjatë ditës së nesërme.