Gjatë vizitës që po bënë në Prizren, Princi Charles është takuar me organizatorë të festivalit DokuFest.
“Kishim nderin të e mirëpresim në Prizren, Madhërinë e Tij Prince Charles, dhe të ndajmë me te storien e DokuFest!”, thuhet në faqen e DokuFest-it në Facebook.
Ai ka takuar edhe ekipin e filmit “Shok”, regjisor i të cilit ka qenë një britanik.
Princi Charles ka ardhur mbrënë për një vizitë në Kosovë. Sot gjatë ditës ai ka takuar edhe Presidenten në largim, Atifete Jahjaga, me të cilën kanë marrë pjesë në një ceremoni për të pagjeturit e luftës./Insajderi.com