Duka i Edinburgut do të tërhiqet nga detyrat mbretërore këtë vjeshtë, bëri të ditur Pallati Bukinghem.
Vendimi është marrë nga vetë princi Filip dhe është mbështetur nga mbretëresha, tha një zëdhënës i Pallatit, transmeton BBC.
Ai do të marrë pjesë në angazhimet e planifikuara deri në muajin gusht, qoftë vetëm, qoftë në shoqëri të mbretëreshës, por nuk do të pranojë ftesa të reja.
Princi, muajin e ardhshëm, mbush 96 vjet.
Ai dhe mbretëresha do të festojnë 70-vjetorin e martesës së tyre në nëntor.