Princi Harry ka mbërritur në Britaninë e Madhe pasi udhëtoi nga Shtetet e Bashkuara për të parë Mbretin.
Ai duket se ka ndaluar në Clarence House, shtëpinë në Londër të mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla, shkruan BBC.
Dy vetura të zeza, të cilat u panë duke u larguar nga suita VIP Windsor e Aeroportit Heathrow më herët këtë pasdite, u fotografuan duke mbërritur në rezidencën mbretërore, raporton agjencia e lajmeve PA.