Princi i kurorës i Serbisë viziton Manastirin e Deçanit, Ati Sava publikon një set fotografish me familjen mbretërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Princi i kurorës i Serbisë viziton Manastirin e Deçanit, Ati Sava publikon një set fotografish me familjen mbretërore

    Insajderi
    05 June 2022 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Princi trashëgimtar i kurorës së Serbisë Aleksandër Karagjorgjeviç, “Princi-Trashëgimtar Filip” bashkë me gruan e tij Princeshën Danica Karagjorgjeviç dhe djalin e tyre katërvjeçar Princ Stefan, vizituan Manastirin e Deçanit për dy ditë, si pjesë e një vizite shumëditore në Kosovë, shkruan Insajderi.  

    Familja e princir u prit nga kreu i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, me vëllezërit e tij.

    Gjatë vizitës anëtarët e familjes mbretërore u përkulën para relikteve të Shën Mbretit Stefan Deçanski dhe morën pjesë në vigjiljen e së shtunës dhe të dielës së sotme në liturgjinë ku u kunguan.

    Kreu i Manastirit të Deçanit Janjic përmes një statusi në facebook njofton për vizitën e tyre dhe përcjell me një set fotografik

    “Familja Karagjorgjeviq u njoh me jetën e manastirit, ekonominë tonë dhe më shumë vizitorë të manastirit donin të bënin një foto me anëtarët e familjes mbretërore”, shkraun ai në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Fotot nga postimi në facebook:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark