
Kur Princit Charles dhe Dukesha Camilla kishin vizituar Katedralen Ortodokse në Prizren, atyre u është dhuruar një buqetë me lule.
Por kjo buqetë lulesh nuk i është dhuruar nga një fëmijë i zakonshëm. Dioqeza Rashkës në Prizren ia ka prezantuar çiftit mbretëror këtë fëmijë si të vetmin fëmijë serb në Prizren. Emrin e ka Milica Gjorgjeviq.
“Ky është i vetmi fëmijë serb që jeton në Prizren. Asnjë tjetër më nuk jeton këtu”, citohet t’i ketë thënë princit nga Peshkopi Teodosije.
Mediat serbe raportojnë se Peshkopi Teodosije t’ia ketë treguar “historinë e dhimbshme” të serbëve që jetojnë në Kosovë e posaçërisht në Prizren, duke ia prezantuar gjendjen si të tmerrshme për serbët në këtë qytet.
“Nëpërmjet Milica Gjorgjeviq kemi dashur të tregojmë se cila është gjendja e serbëve në Kosovë e Metohi”, citohet të ketë thënë peshkopi serb.
Gjatë kësaj vizite, sipas komunikatës së Kishës Ortodokse, Princit Charles i është thënë gjithashtu se pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe Metohi janë larguar 200 mijë serb, ndërsa vetëm në Prizren janë larguar 8 mijë serb.
Madje Princi është takuar edhe më një grup të serbëve të kthyer në Kosovë, teksa sipas komunikatës ai i ka inkurajuar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Por ky fëmijë nuk ka qenë i vetmi “fakt” që Kisha Ortodokse ka prezantuar para Princit Charles.
Atij është i është treguar edhe fakti se kisha është shkatërruar dhe djegur nga shqiptarët në kohën e trazirave të marsit 2004, duke ia prezantuar edhe një ekspozitë me fotografi në të cilat sipas peshkopit Teodosije “përshkruajnë shkatërrimin dhe rindërtimin e objekteve të shenjta në Kosova.