"Prindërit e mi nuk të urrejnë" - Egli i tregon Gjestit se çka i thanë familja e saj për rifutjen në shtëpi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Prindërit e mi nuk të urrejnë” – Egli i tregon Gjestit se çka i thanë familja e saj për rifutjen në shtëpi

    Insajderi
    04 April 2025 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egli Tako ka folur me Gjestin për raportet e saj me familjen, përkatësisht për momenti kur ajo vendosi të rifutej në shtëpi.

    Pavarësisht zhgënjimeve që ajo ka përjetuar nga ai, Egli ka treguar se familja e saj nuk ushqen urrejtje ndaj tij.

    “Prindërit e mi nuk të urrejnë ty, domethënë prindërit e mi janë njerëz shumë të butë dhe nuk janë njerëz që thonë ‘Mos guxo, ta mbyll derën’, nuk janë kësi lloj njerëz prindërit e mi”, është shprehur ajo.

    Egli u shpreh se prindërit kanë vendosur një kufi të qartë për mbrojtjen e saj.

    “Babai im më ka thënë që ‘nëse ti e lejon, unë s’e lejoj më kurrë’. Prindërit e mi kanë tentuar shumë që të mos jem këtu. Ata janë lutur natë e ditë që të ikja nga këtu”, tha ajo, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark