
Vetëm brenda katër viteve të fundit sa janë duke u gjykuar disa nga krerët e UCK-së, Gjykata Speciale në asnjërin nga shtatë rastet kur kanë ndërruar jetë familjarët e tyre nuk u ka dhënë leje të marrin pjesë në varrime.
Kadri Veselit i vdiqën dy prindërit, Jakup Krasniqit vëllai, Nasim Haradinajt vëllai, Hysni Gucatit vëllai, Haxhi Shalës babai dhe së fundmi Hashim Thaçit babai.
Babai i këtij të fundit tre ditë më parë ndërroi jetë pasi për javë të tëra ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por edhe përkundër kësaj ai pas katër kërkesave drejtuar këtij institucioni u leju të vijë për vziitë tek i ati I tij, ndërkaq leja për pjesëmarrje në varrim nuk iu dha.
Edhe në rastet e ish krerëve që i përmenda më parë, kërkesat janë aprovuar për të ardhur për të bërë homazhe disa ditë pas varrimit, dhe për t’i takuar 2-3 anëtarë të familjes së ngushtë.
Në shumë raste, kjo është vlerësuar si shkelje direkte e të drejtave të njeriut.
Në lidhje me këtë shihni storien e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi.