Një çifti nga Gjeorgjia në shtetin amerikan i është ndaluar që ta emërojnë vajzën e tyre “Allah”.
Departamenti i Shtetit i Shëndetit Publik ka refuzuar të nxjerrë një certifikatë lindjeje për vajzën 22 muajshe, shkruan BBC.
Elizabeth Handy dhe Bilal Walk thonë se kjo është e papranueshme që fëmija i tyre, ZalyKha Graceful Lorraina Allah, është lënë zyrtarisht pa emër.
Por, zyrtarët e shtetit thonë se mbiemri i fëmijës duhet të jetë Handy, Ëalk ose një kombinim i të dyjave, jo Allah.
Fjala “Allah” është fjala arabe për Perëndinë.
Babai i vajzës, Atlanta Journal ka thënë se “kjo është e padrejtë dhe shkelje e të drejtave tona”, shkruan BBC. /Insajderi.com