Prindi 1 dhe Prindi 2: Shkolla “Elena Gjika” del me sqarim për dokumentin që nxiti reagim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prindi 1 dhe Prindi 2: Shkolla “Elena Gjika” del me sqarim për dokumentin që nxiti reagim

    Insajderi
    18 September 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një dokument i shkollës “Elena Gjika”, ka nxitur reagim në rrejt pasi aty janë përdorur termet “prindi 1 dhe prindi 2”.

    Shkolla “Elena Gjika”, ka reaguar pas kësaj duke thënë se dokumentet janë në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit.

    “Përmes kësaj shkrese, Ju njoftojmë se gjatë shpërndarjes së pakos me dokumente të unifikuara për shkolla, ka ngjallur reagim publik njëri nga dokumentet e përfshira “Marrëveshje e shkollës me prindërit.” Kjo draft -marrëveshje është hartuar nga grupe punuese të shkollave gjatë vitit të 2023 dhe është në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit“, thuhet në reagim.

    Aty thuhet se prindërit e kanë ndërlidhur me procese të tjera që shkolla nuk i pasur qëllim.

    Është vërejtur se disa prindër e kanë ndërlidhur me procese të tjera, për çka shkolla nuk ka pasur këtë qëllim. Për shkollën është e rëndësishme që dy prindërit të jenë pjesë e shkollimit dhe garantues i bashkëpunimit e ndarjes së përgjegjësisë në të mirë të fëmijëve. Ne ndajmë keqardhje për çdo shqetësim të mundshëm që kjo situatë mund të ketë shkaktuar” – thuhet në reagimin e shkollës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark