Prindi denoncon publikisht British School of Kosova: Refuzoi regjistrimin e vajzës vetëm sepse ajo ka Sindromën Down - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prindi denoncon publikisht British School of Kosova: Refuzoi regjistrimin e vajzës vetëm sepse ajo ka Sindromën Down

    Insajderi
    22 May 2025 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burim Sopa, ka thënë se vajza e tij Nisa, nuk ka mundur të regjistrohet në British School of Kosova.

    Sipas tij, u refuzua regjistrimi i vajzës së tij pasi ka Sindromën Down.

    “Sot ndjeva një dhembje që si prind nuk do të doja ta përjetoja kurrë. Institucioni British School of Kosova refuzoi regjistrimin e vajzës sime, Nises, vetëm sepse ajo ka Sindromën Down. Është zhgënjyese që në vitin 2025, në një shoqëri që pretendon për përfshirje dhe barazi, ende ekzistojnë institucione arsimore që nuk i hapin dyert për të gjithë fëmijët — pavarësisht potencialit, dëshirës për të mësuar, apo të drejtës që u takon”, thuhet në reagim.

    Sopa, në reagimin e tij në “Facebook”, ka shkruar se kjo është thirrje për reflektim, shkruan Insajderi.

    “Kjo nuk është thjesht çështje personale. Është një thirrje e hapur për reflektim — për të kuptuar se përjashtimi nuk ndikon vetëm një fëmijë apo një familje, por dëmton gjithë shoqërinë tonë.

    Fëmijët si Nisa nuk kanë nevojë për mëshirë — ata kanë nevojë për mundësi, për hapësirë, për edukim dhe për trajtim të barabartë.

    Uroj që kjo përvojë të shërbejë si vetëdijesim për institucionet që ende nuk e kanë kuptuar çka do të thotë vërtet përfshirje”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark