Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka publikuar raportin vjetor me rishikimin e të drejtave të njeriut në mbarë globin.
“Në periudhën janar-gusht, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës regjistroi 22 raste sulmesh, kërcënimesh dhe kanosjesh ndaj gazetarëve dhe mediave. Asociacioni raportoi se në shumicën e rasteve gazetarët përballen me ngacmime, kërcënime dhe kanosje në platformat e mediave sociale. Sipas shoqatës, hetimet penale ecin ngadalë kur nis procesi”, thuhet në raport.
Me emra të përveçëm përmenden bashkëshorti i presidentes e këshilltari i Kurtit.
“Në shkurt, Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës dhe një zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një postim në Facebook i etiketoi gazetarët dhe mediat në Kosovë si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Në mars, shefi i kabinetit të kryeministrit, Luan Dualipi, në një postim në Facebook, i lidhi mediat e Kosovës me “bizneset kriminale” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë ato”.
Sipas HRW, deklarata të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në media dhe të krijojnë një mjedis armiqësor për gazetarët.
Në raportin e organizatës së njohur me seli në New York, thuhet po ashtu se në periudhën janar-gusht të vitit 2022 u regjistruan 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimeve ndaj gazetarëve.
“Në periudhën janar-gusht, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Shoqata raportoi se në shumicën e rasteve gazetarët përballen me ngacmime, kërcënime dhe frikësime në platformat e mediave sociale. Sipas shoqatës, hetimet penale ecin ngadalë kur nisin”, thuhet në raport.