“Prindon Sadriu është ambasador në Shkup, por gjithë ditën rrinë në korridor të Presidencës” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Prindon Sadriu është ambasador në Shkup, por gjithë ditën rrinë në korridor të Presidencës”

    Insajderi
    25 April 2022 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla, ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar.

    Syla thotë se praktika e Kosovës tregon se janë shkarkuar diplomatë ‘për një fjalë’ derisa e njëjta s’po ndodh tani kur bëhet fjalë për 600 mijë euro.

    “Kur Prindoni po thotë mediat te na janë ndërmarrje e përbashkët kriminale, e është diplomat i Kosovës në Shkup e rri gjithë ditën këtu në korridore të presidencës, askush nuk e thirr Prindonin me i thanë a po shkon te shpija ti”, thotë Syla.

    “Kur fol Martin Berishaj dhe i dalin 600 mijë euro në llogari “jo se dikush ja ka shti. Qysh? Ne i kemi kthyer njerëzit për një deklaratë”, shpjegon Syla.

    “Pse nuk thirret Martin Berishaj tash. Me u pezulluar, me hetu. Le ta bëjë ndash grupi parlamentar, ndash Kuvendi. Qysh është e mundshme, je zënë me 600 mijë, s’po e dijmë kah kanë shkuar e qenka problem me të hetu se je dost i Glaukut, Albinit e Vjosës”, tha ai në T7.

    “Kur u prish Golob me Janshën në Slloveni, Martinin e kanë zënë në gërshërë, e kanë prerë dhe ja kanë qit të dhënat. Ja kanë qit të dhënat e sakta se ata ndërmjet vete janë përla”, shtoi Syla.

    “Është duke ardhur era krim. Duhet me u hetu”, theksoi Syla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark