×
  • Lajme
  • Aktuale

    Prindon Sadriu: Kam shpenzuar edhe 800 euro tjera për sherim, por nuk dua komensim

    Insajderi
    06 December 2021 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtei ia ka kompenzuar burrit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut shpenzimet për shërbimin nga Covid në shumën prej 396 euro.

    Por Sadriu  duket se e ka “kursyer” buxhetin e shtetit, pasi thotë se përvec rreth 400 eurove ai ka shpenzuar edhe 800 euro tjera për analiza she incizime tjera, shkruan Insajderi.

    Burri i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu kishte kërkuar kompenzim nga Ministria e Punëve të Jashtë e Kosovës, për shpenzimet që ka pasur pasi ishte prekur me Covid-19.

    Ai ka kërkuar që t`i kompenzohen 396 euro, ndonëse të hyrat dhe kursimet e tij dhe bashkëshortes Osmani, janë goxha te larta. 

    Sipas deklarimit të pasurisë se Vjosa Osmanit të dy bashkë kanë 45.648 kursime e 77.889 të hyra./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark