Prindon Sadriu, Zotëriu i Parë, e ka quajtur analfabet dhe propagandist të Kasapit të Ballkanit presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një postim në profilin e tij në “X”, Sadriu e quan analfabet dhe propagandues Vuçiqin, shkruan Gazeta Insajderi.
“Një udhëheqës shteti analfabet, dikur mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai.
Reagimi i Sadriut vjen pasi një ditë më parë Vuçiq tha se shteti i tij do të detyrohet që të marrë vendimet të ndryshme përmes të cilave do të gjendet zgjidhje për t’i dërguar pagesat për serbët në Kosovë.
An illiterate head of state, once a propaganda tool for the butcher of Balkans, is a stark reminder of the dangers of manipulation and ignorance in leadership. History teaches us the perils of such alliances. #RussiaPuppet #MillosevicsPropagandaMinister #GenocideDenier pic.twitter.com/Om9kM0ZA16
— Prindon Sadriu 🇽🇰 (@PrindonSadriu) March 3, 2024