×
  • Lajme
  • Lajme

    Prindoni, i vetmi zotëri në mesin e zonjave të para në New York

    Insajderi
    26 September 2024 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu është në New York, atje ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

    Si zotëria i parë i Kosovës, ai ishte i vetmi burrë në mesin e shumë zonjave të para të shtetit, transmeton Klankosova.tv.

    ”Pritja e përzemërt dhe e paharrueshme nga Zonja e Parë e SHBA-ve, mikja e Kosovës, dr. Jill Biden, mbetet një nga momentet më të veçanta të takimeve në New York. Kontributi i familjes Biden për Kosovën është i jashtëzakonshëm, ashtu si janë edhe marrëdhëniet e forta mes dy shteteve tona. Ishte një nder i madh për mua të qëndroja krah saj në fotografinë e fundit familjare, së bashku me zonjat e para nga shtetet e tjera. Po ashtu, ndjeva një privilegj të veçantë që isha ulur në tavolinën kryesore pranë saj, si nikoqire e kësaj ngjarjeje”, shkroi Sadriu në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark