Prishet lifti në Ortopedinë e re të QKUK-së, pacientët me trauma barten me batanije - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishet lifti në Ortopedinë e re të QKUK-së, pacientët me trauma barten me batanije

    Insajderi
    10 May 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë është prishur lifti në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Pacientët që janë pranuar me trauma në Klinikën Emergjente dhe të njëjtit janë referuar për hospitalizim në Ortopedi, e kanë pasur shumë të vështirë që të shtrihen në këtë klinikë, shkruan Gazeta Shneta.

    Dy familjarë të pacientëve kanë njoftuar mbrëmë Gazetën për mos funksionimin e liftit, si dhe kanë dërguar disa video e fotografi ku shihen duke i bartur familjarët e tyre me batanije.

    Ata kanë thënë se raste të ngjashme kishin edhe shumë qytetarë të tjerë të cilët u detyruan të përdorin batanijen si zgjidhje në mungesë të liftit.

    Klinika e re e Ortopedisë në QKUK i posedon dhomat e pacientëve në katin e dytë, ndërsa duke pas parasyshë natyrën e lëndimeve që trajtohen aty, lifti është i domosdoshëm. Por kjo nuk është hera e parë që klinikat e QKUK-së përballen me probleme me liftat ku shpesh herë ndodhë që të mbesin brenda të bllokuar edhe vet stafi mjekësor. /Gazeta Shneta/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark