Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth, pronarët bëjnë rezistencë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth, pronarët bëjnë rezistencë

    Insajderi
    15 July 2025 - 00:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit.

    Pas një aksioni që zgjati për më shumë se 7 ditë, mbrëmjen e së hënës është prishur dhe ngrehina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën turistike malore.

    Edhe prishja e këtij objekti u shoqërua me protestën dhe kundërshtinë e pronarëve, të cilët pas disa orësh e panë të shembje nga ekskavatori i IKMT.

    Gjatë operacionit në Theth u prishën rreth 100 objekte të ndryshme prej betoni apo druri, teksa në një postim më herët në rrjetet sociale, kryeministri Rama bëri me dije se tashmë ka nisur dhe puna për largimin e inerteve. /A2 CNN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark