Prishja e raporteve me SHBA'në, Mustafa: Presidentja nuk duhet të lexojë vargje që ia shkruajnë të tjerët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishja e raporteve me SHBA’në, Mustafa: Presidentja nuk duhet të lexojë vargje që ia shkruajnë të tjerët

    Insajderi
    14 September 2025 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kritikoi qëndrimin e Presidencës pas vendimit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërprerjen e dialogut strategjik me Kosovën.

    Në një prononcim për IndeksOnline, Isa Mustafa, është shprehur se Osmani duhet të reflektojë qartë përballë vendimit.

    “Nuk do ti thosha qëndrim i butë, por një deklarim të papërgjegjshëm, joshtetëror. Presidentja ka përgjegjësi për vendin nuk duhet të lexojë vargje që ia shkruajnë të tjerët, por të reflektojë qartë përballë vendimit më të rëndë që SHBA ka marrë ndaj Kosovës, për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë, por gjithashtu edhe të saj,” tha Mustafa.

    Ai shtoi se nuk mjafton të thuhet se “Amerika është mike e madhe”, por duhet të ketë përgjegjësi konkrete institucionale për këtë situatë.

    “Të mos na tregojë sa e mirë është Amerika por të japë përgjegjësi së bashku me kryeministrin për rrënimin e marrëdhënieve me SHBA-të,” përfundoi Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark