Kështu të paktën shkruan Gazetaolle, e cila ka mësuar se drejtuesit e klubit prishtinas kanë nisur negociatat me futbollistët.
Dallku i ka dhënë fund aventurës 11 vjeçare me skuadrën ukrainase Vorskla Poltava, në të cilën shërbeu edhe si kapiten gjatë tre viteve të fundit. Ai edhe më parë nuk e ka shprehur dëshirën për një rikthim tek Prishtina.
Në anën tjetër, Curri pritet të largohet nga skuadra e Flamurtarit të Vlorës, pasi skuadra e kampionatit shqiptar ka ka plane të ndryshojë tërësisht kontingjentin e futbollistëve pas një edicioni zhgënjyes, raporton Insajderi.
Curri edhe më parë është parë në praninë e drejtuesve bardhekaltër gjatë viteve të kaluara. /Insajderi.com