Prishtina dhe disa komuna pa ujë të pijshëm përkohësisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina dhe disa komuna pa ujë të pijshëm përkohësisht

    Insajderi
    14 June 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë të detyruar të ndërpresin punën në fabrikën në Shkabaj, nga e cila bëhet furnizimi me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën, Obiliqin, Drenasin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë.

    Në njoftim thuhet se kjo ndërprerje vjen për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër-Lepencit.

    “Si shkak i punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bën të pamundur trajtimin e ujit për pije, konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë punën në fabrikën në Shkabaj nga e cila bëhet furnizimi me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën, Obiliqin, Drenasin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë (një pjesë),” thuhet në njoftim.

    Po ashtu, KRU “Prishtina” njofton se furnizimi me ujë në lagjet tjera të Prishtinës do të ketë ndikim minimal.

    “Lidhur me reduktimet, deri në përmirësimin e gjendjes do t’ju informojmë me njoftimin e radhës,” përfundon njoftimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark