Prishtina e Beogradi nuk arrijnë marrëveshje për kodin telefonik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina e Beogradi nuk arrijnë marrëveshje për kodin telefonik

    Insajderi
    30 September 2016 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas pesë ditësh të takimeve intensive për çështjet e kodit telefonik në Bruksel, nuk është arritur ende marrëveshja për implementim, me gjithë përparimet e vogla në disa aspekte.

    Ministrja Tahiri deklaron se gjatë gjithë kësaj kohe delegacioni i Kosovës ka mbrojtur interesat e shtetit, ka mbrojtur marrëveshjen për Telekom dhe planin aksional dhe kategorikisht ka qenë i vendosur të mos pranoj kërkesat e palës serbe që dalin jashtë marrëveshjes për Telekomin.

    Siç është thënë edhe më përpara, pala serbe duke e shkelur marrëveshjen ka kërkuar shtrirje të antenave të Telekomit në të gjithë Kosovën dhe ka pasur tendenca për t’i uzurpuar asetet e Telekomit të Kosovës.

    “Delegacioni i Kosovës i është përgjigjur palës serbe, se këto janë vija të kuqe të përcaktuara me marrëveshjen e Telekomit, prandaj edhe nuk ka lejuar devijimin nga marrëveshja”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark