Prishtina e fiton derbin ndaj Pejës dhe shkon në “Final 4” si lidere – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina e fiton derbin ndaj Pejës dhe shkon në “Final 4” si lidere

    Insajderi
    05 April 2024 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sigal Prishtina Mercure ka triumfuar në derbin kosovar në Ligën Ballkanike, për ta mbyllur sezonin e rregullt si lidere e kësaj gare.

    Skuadra e drejtuar nga Albert Sylejmani triumfoi me rezultatin 104:97. Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet, shkruan Gazeta Express.

    Vlen të theksohet se kjo ndeshje u vendos vetëm pas vazhdimit të parë prej pesë minutave, pasi që 40 minutat e rregullt nuk dhanë fitues.

    Donte Clark me 23 pikë dhe Diamond Stone me 20 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e prishtinasve.

    Te pejanët u dallua Justin Edler-Davis me 29 pikë.

    Prishtina e mbyll sezonin e rregullt në pozitën e parë me 14 pikë, me bilanc prej gjashtë fitoreve dhe dy humbjeve.

    Ndërsa, Peja përfundon si e treta me 13 pikë dhe me bilanc prej pesë fitoreve dhe tri humbjeve.

    Vlen të theksohet se të dy skuadrat kosovare kanë siguruar pjesëmarrjen në “Final 4” të Ligës Ballkanike, që do të mbahet javën e ardhshme në Limassol të Qipros.

    Prishtina në gjysmefinale do të takohet me skuadrën malazeze, Lovcen, kurse Peja do të ketë punë me nikoqirët e “Final 4”, AEL-in.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark