Policia e Kosovës përgjatë kontrollit në ‘Rrugën B’ mbrëmjen e së shtunës ka konfiskuar në një veturë sasi narkotike të llojit marihuanë në peshë sasi prej 15.08 gramë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës, e cila njofton se në veturë gjendeshin tre persona, shkruan Gazeta Insajderi.
“Rr. B, Prishtinë 06.07.2024 – 22:00. Policia ka ndaluar veturën me targa vendore ku gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 15.08 gram”, thuhet në njoftim.
Siç vijon njoftimi, dy nga ta janë intervistuar si të dyshuar dhe njëri nga ta si dëshmitar.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, bën të ditur tutje policia. /Insajderi.org/