Banorët e rrugës “Xhavit Ahmeti” tash e 6 muaj po ballafaqohen me vështirësi, për shkak punimeve të stërzgjatura. Ata po ankohen për atë se si e kanë katandisur rrugën kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës. Po ankohen për neglizhencën në punë.
Vetëm njëherë ishte për vizitë në këtë lagjes drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi e ndërkohë Përparim Rama nuk ka qenë asnjëherë. Banorët po ndihen të braktisur nga pushteti aktual.
Njëri prej tyre madje na tha se “Vijnë veç kur kanë nevojë për vota”.
Banorët disa herë janë ankuar në komunë, edhe për numrin e vogël të punëtorëve, por ankesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhur.
Komuna e Prishtinës tenderin prej 383 mijë e 54 euro ia ka besuar kompanisë “Flamuri V” nga Malisheva me drejtor Vllanzim Mazreku. Ai në të kaluarën ishte dënuar për mashtrim në prokurim publik.
E pasi personat përgjegjës të komunës e kanë harruar këtë lagje, gazetarja e Insajderit e ka “inspektuar” lagjen, ka biseduar edhe me disa banorët, të cilët janë parë të shqetësuar.
Gazetarja poashtu e ka kontaktuar edhe drejtorin e kësaj kompanie, i cili mes rreshtash përpiqet të arsyetojë punimet “shkel e shko” siç thonë banorët.
Ndërkohë për përmend një aneks kontratë, ende të pa nënshkruar zotohet se punimet do të përfundojnë edhe 30-40 ditë sipas tij.
6 muaj “punë” për 600 metra hapësirë, 90 ditë pune ishin paraparë në kontratë, e gropat po vazhdojnë të hapen e mbyllen.
Situata rëndohet edhe më shumë në ditët me shi.
Për më tepër ndiqeni storien: