Edhe të paktën tre javë qytetarët e Prishtinës do të ju duhet të udhëtojnë me autobusë të vjetër.
Kjo pasi, 15 të rinjtë do qëndrojnë në këtë parking të “Trafikut Urban” deri më 20 shkurt, që i bie të jetë shumë më gjatë se sa kishte premtuar nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në fund të vitit të kaluar.
Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban” po thotë se janë disa arsye pse këto mjete udhëtimi nuk do dalin më herët nëpër rrugët e Prishtinës, njofton Klan Kosova.
“Janë disa procedura të prokurimit të sigurimit të autobusëve pastaj modalitetet e lëvizjeve përpilimin e orareve e gjetjen e punëtorëve kjo është ajo që do të na vonoj pakë në kohë”, ka thënë kryeshefi i Trafikut Urban.
Ndërkohë, eksperti i komunikacionit rrugor, Nol Deda, po thotë se është e pamundur që brenda këtij viti të dalin në qarkullim gjithë 51 autobusët, marrë parasysh që infrastruktura nuk është rregulluar ende./Insajderi.com