Me një gol diferencë, klubi kryeqytetas është shpallur fitues i Kupës së Kosovës, pasi mposhti ekipin nga Gjilani, Drita.
Prishtina shënoi dy golat brenda 5 minutave, saktësisht në minutës 69 dhe 71, duke e siguruar kështu edhe pjesëmarrjen në fazën parakualifikuese për Europaligë.
Drita në anën tjetër, edhe pse kaloi në epërsi qysh në minutën e 30-të, nuk arriti ta mbaj rezultatin duke humbur shansin të fitoj edhe Kupën edhe pjesëmarrjen në lojërat evropiane të futbollit./Insajderi.com