Komuna e Prishtinës ka njoftuar të hënën se ka filluar riparimin dhe mirëmbajtjen e disa ashensorëve në banesa kolektive.
Për këtë qëllim, Komuna ka ndarë mbi 120 mijë euro ndërsa planifikon të riparojë mbi 10 ashensorë.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar po ashtu se ka vazhduar zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik në fshatrat e Prishtinës.
“Kësisoj u vendosën shtyllat në Bërnicë të Epërme, Bërnicë të Poshtme ,Slivovë , Bardhosh dhe Grashticë. Vlera e kontratës është 34,444.00€, ndërkaq gjatësia e rrugëve të ndriçuara është 7kilometra”, thuhet në një njoftim të Komunës./Insajderi.com