Komuna e Prishtinës paralajmëron për stuhi dhe erëra të fuqishme – qytetarët të shmangin hapësirat e rrezikshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës paralajmëron për stuhi dhe erëra të fuqishme – qytetarët të shmangin hapësirat e rrezikshme

    Insajderi
    27 June 2025 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke i paralajmëruar për një përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët në vijim. Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona të Kryeqytetit pritet të ketë erëra të fuqishme si dhe mundësi për stuhi.

    Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të jashtme, sidomos pranë pemëve, objekteve të larta apo strukturave të pasigurta që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve.

    Në rast emergjence, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente të Komunës së Prishtinës përmes numrave falas:
    📞 0800 122 33
    📞 0800 122 44

    Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin udhëzimet dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e motit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark