Ndërmarrja Shoqërore ‘Prishtina Parking’ ka vendosur një gjobë për deputetin e Vetëvendosjes, Armend Muja.
Sipas pamjeve të siguruara nga Insajderi, Muja është kapur duke shkelur rregullat e trafikut në “Rrugën B”, pasi ka parkuar gabimisht makinën e tij.
Për këtë shkelje, atij i është vendosur një pengesë në makinë, dhe shihet duke i shqiptuar një gjobë nga punëtorët e ndërmarrjes.