Prishtina Parking ka njoftuar se orari i parkingjeve nga e hëna deri të shtunën do të bëhet nga ora 07:00 në 23:00.
Një gjë të tillë e ka njoftuar Komuna e Prishtinës përmes ‘Facebook’-ut, teksa ka thënë se orari do të hyjë në fuqi që nga nesër (28 gusht), shkruan Gazeta Insajderi.
“Konform Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës nga data 28.08.2023 do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën”, thuhet në njoftimin e komunës.
Arsyet e ndryshimit të orarit nuk janë bërë të qarta. /Insajderi.org/