Prishtina përfundon në disiplinor, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina përfundon në disiplinor, kjo është arsyeja

    Insajderi
    26 August 2025 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FC Prishtina ka përfunduar në disiplinor.

    Në fakt, Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka nisur procedurë disiplinore ndaj klubit më të madh kosovar për ndeshjen që Bardhekaltrit e zhvilluan të dielën mbrëma në kryeqytet.

    Në arsyetimin e këtij Komisioni thuhet se në fillim të lojës, më saktësisht në minutën e dytë të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, tifozët vendës “Plisat” kanë hedhur mjete piroteknike pas portës dhe në fushën e lojës..

    “Hedhja e mjeteve piroteknike është përsëritur gjithashtu në minutat e 9-të dhe të 36-të të ndeshjes”, shkruan tutje në arsyetim.

    Sa për kujtim, Prishtina e mposhti Llapin me rezultat 3:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së futbollit. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark