Sipas burimeve të sajtit sportiv kosovar, Sportali.net, Munishi ka zhvilluar bisedime intensive me krerët e fituesit të Kupës dhe marrëveshja mund të arrihet së shpejti.
Bëhet fjalë për një kontratë 2 vjeçare e cila Munishin do ta bëjë trajnerin më të paguar në Kosovë.
Madje, lajmin e forcon edhe më shumë vetë trajneri Munishi, i cili e ka shpërndarë këtë lajm në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Munishi edhe pse karizmatik dhe gjithmonë i ashpër me kundërshtarët, gjithmonë ka mbajtur një qëndrim korrekt dhe respektues ndaj klubit më të madh kosovar. /Insajderi.com