Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër, shkruan Insajderi.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:30 në Pejë.
Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SULM SEKSUAL
Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 31.05.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.