Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë nën dyshimin se ka tentuar ta vrasë djalin e axhës së tij.
Siç njofton policia, i dyshuari ka shtënë në drejtim të tij, por që viktima ka pësuar vetëm lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Motivet e rastit ende nuk dihen por që Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka konfiskuar armen e të dyshuarit./Insajderi.com