×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Burrë e grua rrihen mes vete, që të dy bëhen për spital

    Insajderi
    09 June 2024 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë e një grua si pasojë e një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Prishtinë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e përditshëm, ku thuhet se që të dy kanë pranuar tretman mjekësor pas përleshjes, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Prishtinë,08.06.2024-09:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti e kishte sulmuar fizikisht si dhe ankuesja ishte përleshur me të dyshuarin, ku te dytë kishin pësuar lëndime trupore. Palëve të involvuara në rast iu është dhënë ndihma mjekësore. Lidhur me rastin është intervistuar edhe i dyshuari i lartcekur, ndërsa ankuesja ka refuzuar strehimin, pasi që ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar”, thuhet në njoftim.

    Sipas policisë, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark