×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: E futën në veturë dhe e vodhën, burri thotë se dy persona me maska i kërkuan ta mbyllë biznesin

    Insajderi
    04 August 2024 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se në orët e vona të së enjtes, dy persona me maska e kishin grabitur nga banesa dhe e kanë dërguar në veturën e tij.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë PK’ja, ku sipas raportit ditor policor citohet viktima të ketë thënë se dy të dyshuarit nën kërcënimin e armës ia kishin vjedhur paratë dhe dy kartela bankare, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pos tjerash, ata kanë kërkuar që viktima ta mbyllë biznesin, sipas policisë.

    “Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa  kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Policia po e heton rastin. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark