
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për arrestimin e dy të dyshuarve në Prishtinë, për shkak të një përleshjeje fizike mesditën e së shtunës.
Në raportin ditor bëhet e ditur se përgjatë intervenimit të policëve, njëri nga zyrtarët është sulmuar fizikisht.
Po ashtu përgjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është sekuestruar një thikë.
Njoftimi i policisë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR&ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinës 27.07.2025-12:47. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë intervenimit të zyrtarëve policorë, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar viktimën mashkull kosovar/zyrtarin policor,I cili ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/