Prishtinë: Motoçiklisti përfundon në spital pas përplasjes me veturë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Motoçiklisti përfundon në spital pas përplasjes me veturë

    Insajderi
    19 August 2025 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë, është lënduar një motoçiklist.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për media se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

    “Sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti për media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark