×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Nëna lajmëron vajzën e mitur në polici, thotë se po e shan dhe po e rrahë

    Insajderi
    30 June 2024 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua me nënshtetësi malazeze ka denoncuar në Policinë e Kosovës vajzën e saj të mitur, nën dyshimin se kjo e fundit e ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht.

    Denoncimi është bërë në Prishtinë, rreth orëve të para të së shtunës. Këto informacione i ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se ka ftuar për intervistim dy palët.

    Më pas, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

    “Prishtinë 29.06.2024 – 00:30. Ankuesja femër shtetase e Malit të Zi, ka njoftuar se vajza e saj e moshës se mitur, e ka ofenduar dhe herë pas here e sulmon edhe fizikisht. Të dy palët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark