Një burrë ka raportuar në polici se i ishte thyer xhami i veturës.
Rasti ka ndodhur të dielen në Prishtinë.
Ai ka deklaruar se i ishte vjedhur revolja me leje dhe disa fishekë.
Po ashtu, viktima tha se kishte edhe një çantë në të cilën ka pasur para te gatshme dhe disa kartela bankare.