Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për kanosje ndaj stafit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Përmes raportit ditor, policia thotë se i dyshuari kishte kanosur personelin e QKMF’së pasi s’kishte arritur t’i sigurohet raport për pushim mjekësor, shkruan Insajderi.
“Rr. Bajram Bahtiri , Prishtinë 13.08.2024-19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur personelin mjekësor ne QKMF, pasi që e kanë njoftuar të dyshuarin se sot nuk mund t’i jepet raporti mbi pushimin mjekësor”, thuhet në njoftim.
Sipas PK’së, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/