×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Pesë persona rrihen mes vete në tre të mëngjesit, njëri përfundon në QKUK

    Insajderi
    08 September 2024 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona janë dërguar në mbajtje pasi janë përfshirë në rrahje në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

    Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit ditor, rrahja ka ndodhur për motive të panjohura, kurse pesë të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

    Një person tjetër ka pësuar lëndime trpore dhe gjendet në QKUK, shkruan Insajderi.

    “Rr. Dervish Qollaku, Prishtinë / 07.09.2024 – 03:35. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse një i dyshuar mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime dhe nuk është arrestuar gjendet në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark