×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Polici sulmohet fizikisht gjatë kryerjes së detyrës së tij në dy të mëngjesit

    Insajderi
    07 July 2024 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një polic ka përfunduar duke marrë tretman mjekësor në orët e para të së shtunës, pasi është sulmuar fizikisht nga një person. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku njoftohet se njëri nga të dyshuarit sulmoi fizikisht policin dhe dy të tjerë pengonin atë në kryerjen e detyrës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Lagja e Spitalit, Prishtinë  06.07.2024 – 02:00.  Janë arrestuar  tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit. Kurse rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark