Prishtinë: Policia kapë gati gjysmë kilogrami marihuanë, arrestohen dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Policia kapë gati gjysmë kilogrami marihuanë, arrestohen dy persona

    Insajderi
    14 April 2025 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë përfunduar në pranga në Prishtinës, pasi që të njëjtëve policia iu ka gjetur 428,5 gramë marihuanë mbrëmjen e së dielës.

    Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për të hënën, të njëjtëve iu janë kapur edhe peshore për matjen e substancave narkotike dhe qese të zbrazëta për paketimin e tyre, shkruan Insajderi.

    POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE- Rr. Ismajl Dumoshi, Prishtinë / 13.04.2025 – 20:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 428.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e substancave narkotike dhe disa qese të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark