Pesë persona janë përfshirë në një rrahje mëngjesin e së shtunës në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së dielës, ku thuhet se njëri nga të dyshuarit është dërguar në neuropsikiatri të QKUK’së për trajtim mjekësor.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 05.10.2024 – 09:10. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar kosovar nën dyshimin se për motive të panjohura janë rrahur në mes veti. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/