Një shtetas nga Kosova dhe një nga Serbia kanë përfunduar në pranga në mesditën e së dielës.
Kjo, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në përleshje, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se që të dy i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.
“Lagjja Qëndresë, Prishtinë / 11.08.2024 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Serbisë pasi dy të dyshuarit ishin përleshur në mes vete dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/