Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Prishtinë.
Një i dyshuar ka shkaktuar aksident mëngjesin e së shtunës, teksa është vetaksidentuar duke ikur, shkruan Gazeta Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, duke thënë se i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore vetes dhe tri grave.
“Prishtinë / 09.03.2024 – 06:00. I dyshuari mashkull/k, gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, ka shkaktuar aksident trafiku dhe ka vazhduar rrugën e më pas është vetë aksidentuar. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar i dyshuari, një mashkull dhe tri femra/k. I dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/