Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmë pasi që ka sulmuar ish të fejuarën e vet për motive xhelozie.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Perandori Justinian në Prishtinë. Sic njofton policia, për shkak të lëndimeve të marra nga sulmi, viktima është detyruar që të kërkojë tretman mjekësor.
Sulmuesi është dërguar në mbajtje.
Në një rast tjetër, një person i mitur ka sulmuar motrën e tij. Siç thotë policia, personi dyshohet se është përdorues i substancave narkotike.
Në 24 orët e fundit, policia njofton se janë arrestuar 12 persona dhe janë shkaktuar 50 aksidente trafiku, por pa fatalitet./Insajderi.com