Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike, ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të energjisë në një pjesë të madhe të kryqytetit dhe komunës së Prizrenit, për një orë e gjysmë.
KEDS ka bërë të ditur se kjo ndërprerje e rrrymës bëhet pas kerkesës që ka bërë KOSTT.
“Ndalesë obligative me kërkesë të KOSTT-it për një pjesë të Prishtinës dhe Prizrenit
KEDS njofton të gjithë konsumatorët se për shkak të kërkesës së KOSTT-it është i obliguar të ndalë transformatorët 110/10 kV Prishtina 3 dhe 110/10 kV Prizreni 1”, thuhet në njoftim.
Ndalesa do të zgjasë sipas kërkesës për 90 minuta, përkatësisht nga ora 12:00 deri në ora 13:30.
“Nga kjo ndalesë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për pjesën qendrore të Prishtinës dhe qytetit të Prizrenit me rrethinë”.